Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ky dokument arriti që brenda ditës të kalojë në të dyja leximet meqë në seancën e paradites kaloi në lexim të parë.
Votimi i këtij ligji me 62 vota deputetësh, u bë pa praninë e tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së e AAK-së e që u përcoll me duartrokitje nga deputetët e partisë në pushtet.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit të projektligjit ka potencuar se Qeveria nuk ka hartuar projektligj të ri, porse i ka adresuar në mënyrë specifike çështjet që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar antikushtetuese.
“Çështjet kryesore lidhen me retroaktivitetin e ligjit pastaj nevojën për qartësi në lidhje me periudhat kohore brenda të cilave Byroja Shtetërore mund të verifikojë pasurinë e fituar kundërligjshëm, por gjithashtu përfshin edhe përbërjen e komisionit mbikëqyrës në dritën e garantimit dhe respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve”, ka thënë ajo.
Duartrokitje patën edhe kur kaloi në lexim të dytë, po ashtu brenda ditës ligji për Banimin Social të Përballueshëm, që mori 62 vota deputetësh. Njëjtë morën vota edhe 10 amendamentet e propozuara për këtë ligj nga komisioni funksional e që u votuan njëherësh nga deputetët.
Votë mori aty edhe projektligji i tretë që sot po ashtu kaloi gjatë paradites në lexim të parë ai për Sigurimet e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.
Njëjtë vota mori dhe kaloi edhe Plotësim Ndryshimi i Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar e Auditim.
62 deputet ishin në sallë edhe kur u kërkua votimi për prani në mënyrë që të hapej seanca e re plenare e planifikuar sipas kalendarit zyrtar të fillonte qysh në orën 14:00 të ditës.
Seanca e re nisi me kërkesa nga partia në pushtet për plotësim të rendit të ditës.
Ata kërkuan që si pikë e tretë të radhitet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Si pikë e 4 të radhitet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bankat. E pesta të radhitet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ai për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, po ashtu në lexim të dytë. Ndërkaq propozuan që të futet në rend ditë në lexim të pare edhe projektligji për Ndryshimin e Plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës