LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit, njëra nga to edhe lëvizja vetëm me letërnjoftime me Bosnjën

Qeveria miraton tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit, njëra nga to edhe lëvizja vetëm me letërnjoftime me Bosnjën

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.


Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit te lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto projektligje do të dërgohen në Kuvend për ratifikim.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme nga institucionet tona, i kemi sjell për aprovim në Qeveri e prej këtu do t’i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Ratifikimi i shpejtë i tyre është tregues I përkushtimit dhe angazhimit tonë për bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe avancim drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kurti.

Samiti i Procesit të Berlinit – si u arrit të nënshkruhen tri marrëveshjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor?
Lexo po ashtu Samiti i Procesit të Berlinit – si u arrit të nënshkruhen tri marrëveshjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor?

Ndryshe, tre marrëveshje thelbësore rajonale janë nënshkruar më 04.11.2022 në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara nga shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë për qëllim integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori