LAJMI I FUNDIT:

Miralem Pjanic është viktima e fundit e Sergio Busquets, shumë yje nuk arritën të konkurronin me të

Miralem Pjanic është viktima e fundit e Sergio Busquets, shumë yje nuk arritën të konkurronin me të

Largimi i detyruar i Miralem Pjanic në Besiktas nuk është një rastësi pasi asnjë lojtar nuk ka arritur të largojë Sergio Busquets nga pozicioni i mesfushës te Barcelona.

I pari që humbi vendin e tij në formacionin startues ishte Yaya Toure , i cili duhej të largohej nga Blaugrana dhe të bashkohej me Manchester City në vitin 2010 në kërkim të minutave.

“Po të mos ishte Busquets, nuk do të isha larguar”.


“Ai ka cilësi të madhe, por ajo që dua janë ndeshjet, jo ulja në stol”, kishte thënë Toure në tetor 2010.

Pas largimit të Toure, Barcelona nënshkroi me Javier Mascherano për të konkurruar me Busquets, por argjentinasi duhej të transferohej në qendërmbrojtës për të luajtur.

Në vitin 2012, katalanasit zgjodhën Alex Song, ku aventura e tij zgjati vetëm dy sezone e gjysmë në “Camp Nou”, ndërsa asnjë nga dy produktet e ardhshme të La Masia, Sergi Samper dhe Oriol Busquets, nuk arritën të luanin në mesfushë.

Pas mbërritjes së Frenkie de Jong, holandezi u etiketua si trashëgimtari i Busquets në pozicionin e mesfushës, por ky i fundit arriti të rivendosë statusin e tij të padiskutueshëm me disa shfaqje të shkëlqyera sezonin e kaluar.

Në edicionin e tij të 14 -të në ekipin e parë të Barcelonës, Busquets ende konsiderohet si një titullar i padiskutueshëm për Ronald Koeman, ku Pjanic ishte lojtari i fundit që pagoi çmimin.

Boshnjaku tani ka kaluar te Besiktas, pasi që nuk bënte pjesë në planet e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori