LAJMI I FUNDIT:

Mira Murati në mesin e Grave më të Fuqishme në Biznes, të shpallura nga revista “Fortune”

Mira Murati në mesin e Grave më të Fuqishme në Biznes, të shpallura nga revista “Fortune”

Revista e famshme e biznesit “Fortune” ka shpallur edicionin e vitit 2023 të listës së Grave më të Fuqishme në Biznes.

Bëhet fjalë për një listë në të cilën janë të përfshirë 100 gratë kryesore të biznesit që përfaqësojnë industri duke përfshirë financat, teknologjinë, kujdesin shëndetësor, telekomin, shitjen me pakicë dhe energjinë, ndër të tjera.

Dhe siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, lista e sivjetme e grave më të fuqishme në biznes është më gjithëpërfshirësja e regjistruar – është hera e parë që Fortune ka pasur një listë të vetme në mbarë botën që nderon 100 gra.


Në total, lista përmban 67 gra me titull CEO, disa prej të cilave vetëm së fundmi kanë marrë rolet kryesore në disa kompani.

Aty janë përfshirë edhe gra të tjera që po bëjnë një ndikim të madh në fillimet e karrierës së tyre, si 34-vjeçarja Mira Murati, Shefe e Teknologjisë në OpenAI dhe Susan Li, CFO e Meta-s.

Veç këtyre, disa drejtues të tjerë janë duke udhëhequr startup-et më të vlefshme në botë, duke përfshirë Kim Kardashian, bashkëthemeluesja e linjës së veshjeve Skims. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori