Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hapi sot librin e ngushëllimeve në shenjë nderimi dhe solidariteti për viktimat nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, falënderoi të gjithë për solidaritetin e treguar nga ana e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ambasadori konfirmoi se është marrë vendim që Forcat e Sigurisë së Kosovës të jenë institucioni kryesor që do të merret me menaxhimin e të gjitha ndihmave që do të drejtohen nga Kosova për në Shqipëri.
“Për të rakorduar sa më mirë dërgimin e ndihmave në Shqipëri në konsultë edhe me kryeministrin Haradinaj në orët e paradites, është rënë dakord që Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë institucioni kryesor që do të merret me menaxhimin e të gjitha ndihmave qe do të drejtohen nga Kosova për në Shqipëri. Kjo do të thotë që do të krijohet një qendër te kazerma ushtarake ‘Skënderbeu’ në Prizren, ku ne do t’i drejtojmë të gjitha ndihmat e institucioneve, komunave, të personave të veçantë për t’i grumbulluar aty dhe më pas për t’i drejtuar drejt territorit të Shqipërisë”, tha Minxhozi.
Minxhozi deklaroi se taksa në kufi është hequr për njerëzit të cilët ofrojnë ndihma në Shqipëri.
Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se kanë krijuar shtabe të emergjencës që t’i orientojnë ne mënyrë sa më efikase ndihmat e VV-së por edhe të gjithë qytetarëve.
Ai falënderoi dhe inkurajoi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët pa pushim po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë njerëzit të cilët kanë ngelë nën gërmadha.
“Sot në ditën e Ushtrisë së Kosovës, dua të falënderoj dhe inkurajoj pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët me punën e tyre të palodhshme, me dijen dhe me përvojën e tyre, pa pushim po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë njerëzit të cilët kanë ngelë nën gërmadha, pas tërmetit i cili e tronditi gjithë popullin tonë e jo vetëm zonën e Durrësit. Ekipet e kërkim shpëtimit urban të FSK-së pra ekipi K9, i cili është me qenë të trajnuar në operacionet e kërkim shpëtimit, pastaj ekipi i komunikimit, ekipi i mjekësisë dhe policia ushtarake, po bëjnë gjithçka qe është e mundur që edhe t’i çlirojnë njerëzit nga gërmadhat por edhe mbarë kombin tonë nga ankthi për fatin e atyre shqiptarëve të cilët kanë me tonelata e tonelata beton mbi kokat e trupat e tyre”, tha Kurti.
Pas nënshkrimit në librin e zisë, Kurti pati edhe një takim me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe komandantin e FSK-së, Rahman Rama në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë.
Pas takimit, Minxhozi tha se kanë biseduar për ndihmat e Kosovës që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti ne Shqipëri.
Ndryshe, libri i ngushëllimeve për viktimat e tërmetit në Shqipëri u hap sot në orën 12 dhe do të jetë i hapur edhe nesër në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare