LAJMI I FUNDIT:

Minovski: Masat për zvogëlimin e papunësisë japin rezultate

Minovski: Masat për zvogëlimin e papunësisë japin rezultate

Masat operative për punësi, projektet ‘Maqedonia punëson 1 dhe 2’, investimet e huaja, klima e volitshme e biznesit, janë faktorë të cilët ndikojnë mbi zvogëlimin e papunësisë, kështu theksoi ministri i Financave, Kiril Minovski në debatin e mbrëmshëm në Nova Tv ku bashkë me zëvendësministrin plotësues të Financave, Kire Naumov debatuan për gjendjen e ekonomisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Krimi i vendeve të reja të punës paraqet sfidë globale, efektet pozitive të krijimi të vendeve të reja të punës janë të njohura për të gjithë, ndërsa nëse pasojnë të dhënat historike do të shohin se në vitin 2006 kemi pasur shkallën më të lartë të papunësisë e cila ka qenë mbi 37%, ndërsa sot kemi 24%. Shkalla e zvogëlimit të papunësisë nuk i referohet derdhjes mekanike të popullatës apo migrimit, por këto të dhëna të punësimit, nëse ndiqet ky numër, do të shohim se është rritur në 160 mijë persona në 10 vitet e fundit’, tha Minovski.


Një prej faktorëve për këtë, sipas tij, janë punësimet në ZZHTI dhe masat aktive të tregut të punës. /Telegrafi/