LAJMI I FUNDIT:

Franca do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Franca do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një takimi me ministren e sapoemëruar të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e vendit të tij në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare.

Ministrja Zhiviq me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Ndërsa, diplomati francez konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit. /Telegrafi/