LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Rizvanolli viziton kanalin Ibër-Lepenc: Rrjedha e ujit po funksionon, furnizimi për KEK-un u sigurua

Ministrja Rizvanolli viziton kanalin Ibër-Lepenc: Rrjedha e ujit po funksionon, furnizimi për KEK-un u sigurua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, pas sulmit të fundit terrorist.

Ajo ka deklaruar se rrjedha e ujit në kanalin e dëmtuar ka arritur kapacitetin prej 3,000 litra në sekondë, duke siguruar furnizimin e nevojshëm për ftohjen e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Rrjedha aktuale është e mjaftueshme për furnizimin e poçeve të KEK-ut për ftohje, ndërsa shpresojmë që së shpejti të fillojë edhe furnizimi i disa prej komunave me ujë,” deklaroi Rizvanolli nga Mitrovica.


Ministrja vizitoi gjithashtu autobotët e vendosur nga institucionet për furnizimin me ujë të qytetarëve në zonat e prekura. Autobotët janë vendosur në lokacione të ndryshme, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe Jugut, Zveçanin, Drenasin, Skenderajn dhe Fushë Kosovën.

“Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe KEK kanë bashkëpunuar për të siguruar ujë të pijshëm për qytetarët derisa të zgjidhet përfundimisht problemi,” tha ajo.

Vendoset një cisternë me ujë të pijes tek Kalaja e qytetit në Vushtrri
Lexo po ashtu Vendoset një cisternë me ujë të pijes tek Kalaja e qytetit në Vushtrri

Rizvanolli theksoi se situata do të monitorohet nga afër, me fokus të veçantë në sigurimin e ujit për funksionimin normal të termocentralit Kosova B dhe furnizimin e qytetarëve të prekur nga ndërprerjet. Ajo vlerësoi punën e inxhinierëve të Ibër-Lepencit dhe institucioneve të tjera për reagimin e shpejtë dhe efikas.

Derisa kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar institucionet relevante për punën e tyre për të mos lënë keq qytetarët.

“Institucionet dhe ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sylejmani për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Grupet terroriste kanë ndryshuar strategji
Lexo po ashtu Sylejmani për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Grupet terroriste kanë ndryshuar strategji

Nga ana tjetër, KRU Mitrovica ka njoftuar qytetarët se furnizim me ujë është rikthyer por se do të jetë me kapacitet të reduktuar.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se në këto çaste kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar. Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive”, ka njoftuar KRU Mitrovica./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori