LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha takon ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Ministrja Hoxha takon ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha ka takuar sot ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, thellimin e bashkëpunimit në këtë proces si dhe përvojat e këtij procesi.

Ministrja Hoxha shprehu respekt dhe mirënjohje për përkrahjen që i erdhi Kosovës nga Sllovenia, duke theksuar se miqësia e Sllovenisë është e dëshmuar për historinë e re të Kosovës.

Më tej, ajo ka diskutuar për Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin perëndimor, duke theksuar rëndësinë e procesit integrues, angazhimin maksimal të institucioneve të Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit sidhe Agjendën e Reformave Evropiane, duke kërkuar mbështetje të mëtejme nga Sllovenia, shtetit mik që vazhdimisht ka përkrahur proceset pozitive të Republikës së Kosovës.


“Mirëpresim përkrahjen e Sllovenisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që ka ofruar Sllovenia në veçanti të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare është hapi që pret qytetari ynë. Jemi të vetëdijshëm se duke realizuar MSA-në, ne përafrojmë vendin tonë me vlerat integruese euro-atlantike”, theksoi Ministrja Hoxha, duke theksuar se në këto procese eksiston konsensus nacional.

Ambasadori Bertoncelj poashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.

“Kosova ka arritur suksese në këtë proces, fokusi mbetet tutje te sundimi i ligjit, fqinjësia e mirë, ngritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të Kosovës, janë sfida të cilat besojmë se me sukses do t’i realizoj Kosova, ne ofrojmë mbështetje të plotë në këtë proces”, theksoi ambasadori i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori