LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haradinaj nderime të memoriali “Heroinat”: E vërteta e Kosovës do të thuhet zëshëm

Ministrja Haradinaj nderime të memoriali “Heroinat”: E vërteta e Kosovës do të thuhet zëshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot para se të marr detyrën e saj si ministre ka bërë nderime tek Memoriali “Heroinat”.

Ajo në një prononcim për media ka thënë se drejtësia dhe plagët që janë shkaktuar gjatë luftës në Kosovë, do të kërkohen kudo në botë.


“Jo rastësisht sot para se të marr detyrën po e filloj me nderime tek memoriali, ‘Heroinat’. Duke u zotuar nga këtu se e vërteta e plotë e Kosovës kudo që të jem në botë do të thuhet zëshëm si dhe drejtësia, përgjegjësi për plagët tona ende të hapura do të kërkohet pa ndal”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/