LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri

Ministrja Gërvalla e uron Izraelin për kryeministrin e ri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re.

Përmes llogarisë së saj në Twitter, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.


Ajo ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid.

“Urime qeveria e re Izraelit dhe mikut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministres.

Përgjatë ditës së diel, udhëheqësi i opozitës Lapid fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, duke e rrëzuar nga pushteti liderin më jetëgjatë në Izrael.