LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Dumoshi takon drejtoreshën e EFA-s

Ministrja Dumoshi takon drejtoreshën e EFA-s

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, po qëndron për vizitë në Gjermani, në “Berlinale”, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit “Exil” të regjisorit Visar Morina.

Në kuadër të takimeve gjatë kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike, Dumoshi takoi drejtoreshën e Akademisë Evropiane të Filmit (European Film Academy), Marion Doring, e cila ndër të tjera u shpreh e lumtur nëse ministrja e Kosovës do t’i bashkëngjitet ndarjes së çmimeve të EFA-së në Islandë.


Doring ndër të tjera theksoi që bashkëpunimi EFA kontribuon te një numër i madh i artistëve. Ndaj, u diskutua edhe për iniciativat e reja për përfshirjen e të rinjve dhe fëmijëve në punëtori të ndryshme, si formë e mirë e zhvillimit të talentëve të rinj.

Nga ana e saj, Dumoshi e falënderoi drejtoreshën e EFA-s për gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme.