Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Austri. Së fundmi ajo është takuar me ministren austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.

Kjo e fundit gjatë takimit u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi është krucial jo vetëm për stabilitetin në rajon, por gjithashtu edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.


“Shkëmbime të shkëlqyera me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla. Dialogu Prishtinë-Beograd është krucial jo vetëm për stabilitetin në rajon, por gjithashtu edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Edtstadler në Twitter.

https://twitter.com/k_edtstadler/status/1529064835975094274

Ajo më tej ka theksuar se shpreson për një progres të shpejt në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet në mënyrë që të ndërtohet besimi i ndërsjellë.

Edtstadler ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave ku tha se Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që përballet me regjim të vizave.

“Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret për liberalizimin e vizave dhe Parlamenti i BE-së është shprehur vazhdimisht në favor të liberalizimit të vizave. Është koha që përfundimisht të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, shkroi ajo. /Telegrafi/