LAJMI I FUNDIT:

MPJD u gjobit me 13 mijë euro për mosqasje në shpenzimet e Prindon Sadriut, arsyetohet Gërvalla

MPJD u gjobit me 13 mijë euro për mosqasje në shpenzimet e Prindon Sadriut, arsyetohet Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, është deklaruar pasi dikasteri që udhëheqë ditë më parë është gjobitur me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e cila ka konstatuar se MPJD-ja nuk ka ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit Prindon Sadriu gjatë periudhës shkurt 2019- shkurt 2022.

Në një konferencë për media, Gërvalla ka thënë se nuk fjalë për mostransparencë, por thjesht ministria në sistemin e saj nuk ka shifra për shpenzimet individuale të diplomatëve, por vetëm për shpenzimet e misionit.


Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së
Lexo po ashtu Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së

“Mund të ju them vetëm se kemi pasur kërkesë për shpenzime individuale për një diplomat të caktuar. MPJD-ja në sistem shpenzimet e misioneve nuk i ka të ndara individualisht. Nuk kemi kapacitete sa i përket personelit momentalisht, prandaj reforma në këtë institucion është shumë e nevojshme për t’i ndarë shpenzimet veç e veç”, është shprehur kryediplomatja, raporton Telegrafi.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt MPJD-ja do t’i publikojë të gjitha shpenzimet, duke filluar nga ato të kabinetit, pasi vendimi politik është marrë, ndërsa tani janë në aspektin e realizimit teknik.

“Nuk kemi interesim t’i fshehim shpenzimet, ndaj kemi lutur Departamentin e Financave që t’i përgatis për publikim të gjitha shpenzimet e së kaluarës edhe ato aktualet, duke filluar nga shpenzimet e kabinetit. Jemi në aspektin e realizimit teknik. Vendimi politik për publikimin e shpenzimeve është marrë. Jemi të ndërgjegjshëm, shpenzimet tona janë të arsyeshme dhe shumë më të vogla se në të kaluarën”, ka vazhduar Gërvalla.

Ajo tutje ka folur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është i përfshirë në një aferë të pastrimit të rreth 600 mijë eurove nëpërmjet kompanisë së tij.

Gërvalla ka thënë se Berishaj i ka raportuar me shkrim për këtë rast dhe se e ka krahasuar versionin e tij me raportet e tjera, por deri më tash nuk është konstatuar ndonjë shkelje.

“E kam takuar, që atëherë më ka raportuar me shkrim versionin e tij. E kam krahasuar versionin e tij me Slloveninë, Kroacinë etj. Ambasadori Berishaj vazhdon punën. Nëse në të ardhmen jo vetëm për Berishajn, por për cilindo ambasador do të konstatojmë shkelje ligjore, natyrisht që do të marrim masa”.

“E kam krahasuar versionin e tij me shtetet tjera nga të cilat kemi kërkuar informacione. Kemi pasur nga të tre shtete konfirmimin që nuk ka asgjë për çka do mund të akuzohej Berishaj. Prandaj ai vazhdon punën”.

Ajo ka shtuar se “në të ardhmen nëse do të mund të konstatonim shkelje ligjore, atëherë do të merren patjetër masat e nevojshme”. /Telegrafi/