LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Mbi njëmijë kërkesa të bashkatdhetarëve për t’u kthyer në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës: Mbi njëmijë kërkesa të bashkatdhetarëve për t’u kthyer në Kosovë

Shefi i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, Alban Zogaj ka thënë se ka kërkesa të shumta të bashkatdhetarëve për t’u kthyer në Kosovë.

Zogaj për RTV Dukagjinin thotë se mbi një mijë qytetarë të Kosovës po kërkojnë të kthehen në Kosovë, përcjell Telegrafi.


“Kërkesat për kthim në Kosovë vetëm se janë duke u rritur. Ne jemi në kontakt me ambasadat tona në vendet perëndimore. Jemi duke u marrë me secilin rast prandaj jemi duke planifikuar edhe një fluturim për në Kosovë. Kryesisht kërkesat janë prej vendeve të Evropës por ka edhe nga Amerika. Kemi edhe kërkesa nga Kroacia që janë kryesisht punëtorë sezonal”.

Shefi i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës ka thënë se megjithatë kthimi i qytetarëve në Kosovë varet edhe nga hapësira karantinuese që ka Qendra e Studentëve.

“Ne nuk mund të pranojmë persona tjerë nga jashtë vendi pa u liruar hapësirat ekzistuese”.

Zogaj thotë se janë duke diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Jashtme për fluturimin e radhës.

“Kemi kërkesa të shumti nga Kroacia, kemi një kërkesë për fluturim nga Belgjika dhe disa kërkesa nag vendet e Skandinavisë. Jemi duke i diskutuar me ekipin tonë dhe shumë shpejt do të marrim një vendim”, tha ndër të tjera Alban Zogaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori