Ekzekutohet pagesa prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa grupe, për të gjithë ata që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues të këtij mbështetje financiare.
Gjithashtu, janë kryer edhe pagesat e para për bursën e mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.
Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Ministria apelon që për çdo paqartësi apo ankesa të kontaktohet në adresat elektronike përkatëse:
- Për shtesën prej 100 euro, studentët mund të shkruajnë në: info.masa3.6@rks-gov.net
- Për bursën e mobilitetit, kontaktet të bëhen në: Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































