LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë kërkoi përjashtimin e Atilla Kardesh, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë

Ministria e Drejtësisë kërkoi përjashtimin e Atilla Kardesh, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë, pasi grupi institucional ka kërkuar nga produksioni të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga Big Brother VIP Kosova.

Lidhur me këtë, Zeka përmes një postimi në Facebook, i është adresuar Ministrisë dhe po ashtu ministres së këtij institucioni, Albulena Haxhiut.


“Ministria e Drejtësisë i paska fut hundët në BBVK. Paskan kërku përjashtimin e një banori për shkak të bajagi dhunës. Kam vetëm një pyetje: A ka njeri ma të dhunshëm ne Kosove se sa Albulena Haxhiu?! Ajo e ka pas kallë flakë Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qene e arrestuar, dhe e akuzuar për dhunë”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës largimin e Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës largimin e Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova

“Këta nuk e kane hallin e Drenushës, po krejt dikund tjetër….!!!! Zot ruana prej ‘budallëve’ qeveritarë, dhe prej femrave qe gjithë naten i terrorizojne burrat ose te dashurit e tyre, e diten, per m’u çlodhë nga dhuna e natës, i mbrojnë bajagi te drejtat e drenushave…!!!”, thuhet në reagimin e Zekës në postimin e tij në Facebook.

Ministria e Drejtësisë, gjatë ditës së sotme ka kërkuar largimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati BBVK, për shkak të rastit të bujshëm me Drenusha Latifin.

Avokatja e Drenushës flet për Telegrafin: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kartesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve
Lexo po ashtu Avokatja e Drenushës flet për Telegrafin: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kartesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve

Avokatja e Drenushës, Saranda Keqekolla-Sadiku tha se ndonëse për momentin nuk ka urdhër-mbrojtës në fuqi, ndaj tij janë ngritur dy akuza, një për dhunë në familje dhe një për mosrespektim të vendimit për urdhër-mbrojtës.

Urdhri-mbrojtës i cili ka qenë në fuqi për gjashtë muaj ndaj Kartesh, ka skaduar në muajin shtator.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Magazina
Kalo në kategori