LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit thirrje prindërve: Mos hezitoni t’i vaksinoni fëmijët mbi 12-vjeç

Ministria e Arsimit thirrje prindërve: Mos hezitoni t’i vaksinoni fëmijët mbi 12-vjeç

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur sot konferencën e rregullt për media në të cilën ka folur për zhvillimet e fundit në arsim të lartë dhe shkencë, mbarëvajtjen e procesit mësimor, përkrahjen financiare për nxënësit dhe studentët dhe memorandumet e bashkëpunimit për sportet shkollore.

Maloku-Bërdyna sa i përket zhvillimit të procesit mësimor tha se, bazuar në të dhënat e Inspektoratit të Arsimit, procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë po vazhdon të zhvillohet në mënyrë të rregullt, pra sipas skenarit Rikthimi që nënkupton prani fizike në shkollë dhe orar të plotë.

Ajo u bëri thirrje prindërve apo kujdestarëve ligjor që të mos hezitojnë për t’i vaksinuar fëmijët e moshës mbi dymbëdhjetë vjeçare, pasi vaksinimi shërben në të mirë të shëndetit të tyre si dhe atij publik.


Maloku-Bërdyna gjatë kësaj konference ka vlerësuar lartë nënshkrimin e Marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Horizon Europe”, i cili është program me buxhet të përgjithshëm prej 95.5 miliardë euro.

Ajo theksoi se, me këtë marrëveshje, Kosova ka fituar statusin e asociuar në program me të drejta të plota dhe kjo do të thotë më shumë mundësi për subjekte juridike dhe individë nga Kosova për pjesëmarrje në programet kërkimore evropiane, duke u bërë pjesë aktive e Hapësirës Evropiane të Kërkimit.

Ngjarje me rëndësi, zëvendësministrja e Arsimit e cilësoi edhe nënshkrimin e Marrëveshjes me Shqipërinë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila marrëveshje mundëson lehtësim të procedurës së njohjes së diplomave.

Duke folur për hapjen e diskutimit publik të Udhëzimit Administrativ “Transferi dhe format e transferit të dijes dhe teknologjisë”, i cili është i paraparë edhe në MSA, zëvendësministrja Maloku-Bërdyna ka ftuar të gjithë të interesuarit që të japin vërejtjet dhe rekomandimet e tyre në lidhje me këtë UA deri më datën 28 dhjetor 2021.

Zv/ministrja Maloku-Bërdyna foli edhe për publikimin e listës së përfituesve të bursave në drejtimet deficitare, ato në drejtime teknike për vajza në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, për studentët e universiteteve publike në programet Bachelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022,  përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe zgjatjen e afatit të aplikimit për subvencionim të maturantëve për ndjekjen e kurseve në fushën e Teknologjisë Informative.

Ndër te tjera, u bë e ditur se është në proces edhe konkursi për ndarjen e çmimeve vjetore “Shkencëtari i ri i vitit/ Shkencëtarja e re e vitit 2021”. Këtë vit do të ndahen tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021” dhe tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e ri/re i/e vitit 2021”. Ky proces është fazën e vlerësimit nga ana e Këshillit Shkencor.

Në fund, Maloku-Bërdyna tha se, MAShTI ka qenë pjesë nënshkrimit të dy marrëveshjeve të bashkëpunimit që kanë për qëllim zhvillimin, avancimin dhe masovizimin e sportit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori