LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, Ministria e Arsimit sqaron se cilët nxënës do të nisin mësimin më 31 gusht

Shqipëri, Ministria e Arsimit sqaron se cilët nxënës do të nisin mësimin më 31 gusht

Ministria e Arsimit sqaroi sot se viti i ri shkollor nuk fillon më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar.

“Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020” – thuhet në njoftim.

“Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit” – thotë njoftimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

Siguri
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
​Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022

​Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022

Lajme
​Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

​Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kalo në kategori