Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë njoftues me udhëheqësit e Agjencive dhe Departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Me këtë rast, ministri Veliu, para menaxhmentit të lartë të Ministrisë theksoi se është i bindur se gjatë këtij mandati do të ketë një bashkëpunim të mirë, të bazuar në mirëbesim, transparencë dhe llogaridhënie.
“Jam i njoftuar për rezultatet e shumta pozitive që janë arritur në të kaluarën qoftë në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Administratës Publike. Mirëpo në të njëjtën kohë, jam i vetëdijshëm që të dy këto institucione janë ballafaquar me sfida, të cilat unë si Ministër në bashkëpunim të plotë më të gjithë ju do t’i adresojmë në mënyrën sa më të mirë”, tha ministri Veliu.
Sa i përket bashkimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me atë të Administratës Publike, ministri Agim Veliu bëri të ditur se të gjitha paqartësitë e mundshme pritet të sqarohen shumë shpejtë, duke mos penguar funksionimin e rregullt të ministrisë dhe agjencive.
“Obligimet tona në garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë publike si dhe ofrimin e shërbimeve ndaj institucioneve dhe qytetarëve duhet të vazhdojnë dhe kryhen me përkushtim të lartë”, vazhdoi më tutje ministri Veliu.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi, ministri Agim Veliu shpalosi prioritetet tjera me rëndësi, ku ndër tjerash përmendi zbatimin në përpikëri të obligimeve nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, kritereve të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, si dhe përgatitja për procesin pas-liberalizimit, forcimin e luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve ekonomike, parandalimin dhe luftimi e terrorizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm etj.
Në përfundim të këtij takimi, ministri Veliu tha se qëllimi i përbashkët është që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, të jetë kredibile dhe e aftë në shërbim të të gjithë qytetarëve për regjionin dhe partnerët ndërkombëtarë.
MPB bën të ditur se shumë shpejt, pritet që ministri Veliu t’i vizitoj të gjitha agjencitë nga afër dhe të njihet me kushtet, sfidat dhe prioritetet e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit