Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se në Kosovë ka nevojë të themelohet një gjykatë e re komerciale e cila do të merrej ekskluzivisht me lëndët e natyrës ekonomike.
Tahiri thotë se është shtuar rritja e buxhetit me qëllim të rritjes së personelit gjyqësor me qëllim të trajtimit të këtyre lëndëve.
“Çështja e akumulimit të lëndëve dhe kapaciteteve të pamjaftueshme s’është temë e re brenda sistemit të drejtësisë, por të reja janë iniciativat tona për t’iu dhënë një epilog racional këtyre problemeve me të cilat ende vazhdojnë të ballafaqohen qytetarët në përgjithësi dhe bizneset në veçanti. Një numër i madh lëndësh vazhdon të qarkullojnë nëpër gjykatat tona, e ndër to, numri i lëndëve të pazgjidhura ka qenë mjaft domethënës veçmas në Departamentin për trajtimin e lëndëve të karakterit komercial, si në Gjykatën Themelore të Prishtinës ashtu edhe në Gjykatën e Apelit”, ka thënë për Epoka e Re, ministri Tahiri, duke shtuar se në kuptimin e përgjithshëm, vitin e kaluar kanë stimuluar rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor, pikërisht për t’i dhënë mundësi rritjes së numrit të stafit gjyqësor për të ndikuar kështu edhe në përshpejtimin e trajtimit të këtyre lëndëve.
Ai ka shtuar se me axhendwn ‘Drejtwsia 2020’, lëndët e pazgjidhura me vite, përfshirë ato që kanë për subjekt sferën e biznesit, do të zgjidhen shumë shpejt.
“Në anën tjetër, çështjen e akumulimit të lëndëve e kemi trajtuar me prioritet në kuadër të axhendës ‘Drejtësia 2020’, ku për një periudhë të shkurtë kohore pritet që lëndët e pazgjidhura me vite, përfshirë ato që kanë për subjekt sferën e biznesit, do të zgjidhen shumë shpejt. Por, si ministër i Drejtësisë, kam pasur një fokus dhe vazhdoj të besoj se Republika e Kosovës dhe sistemi ynë i drejtësisë ka nevojë për themelimin e një Gjykate të re Komerciale, e cila do të trajtonte ekskluzivisht lëndët e kësaj natyre. Në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, një shtyllë e tërë i është kushtuar hulumtimit të alternativave që do ishin të përshtatshme për ne si vend që të ndërmarrim një hap të tillë. Si shtet i hapur për investime të huaja dhe si shtet ku biznesi privat është gjeneruesi më i madh i punë zënies dhe taksave që derdhen në buxhetin e shtetit, besoj se është koha e duhur që kësaj kategorie t’iu krijojmë një ambient më efikas për trajtimin e lëndëve të tyre”, ka thënë pos tjerash Tahiri.
Ai më tutje ka shtuar se janë në proces të hartimit të Strategjisë për Sektorin e Rendit dhe Ligjit.
“Jemi në proces e sipër të hartimit të Strategjisë për Sektorin e Rendit dhe Ligjit dhe në kuadër të rekomandimeve të saj, do shtrojmë përpara argumentet që flasin në dobi të krijimit të një gjykate të tillë. Në përputhje me këtë ide kanë qenë edhe bizneset e të gjitha rajoneve të Kosovës me të cilët kam zhvilluar takime të shpeshta dhe Odave ekonomike që operojnë në Kosovë. Në anën tjetër, për t’i kontribuar kësaj klime, kemi ndryshuar dhe jemi duke ndryshuar legjislacionin në segmente të rëndësishme, siç është inkuadrimi i ndërmjetësimit si pjesë integrale e profesioneve të lira ligjore, ku krahas përmbaruesve, noterëve dhe administratorëve falimentues, edhe ndërmjetësuesit do jenë aset shtesë për qasjen më të shpejtë në drejtësi. Po ashtu, për herë të parë jemi duke u bërë me Kod Civil dhe ligje tjera që derivojnë nga pakoja e të Drejtave Pronësore, që do të arrijnë një efekt shumë pozitiv në klimën e të bërit biznes në Republikën e Kosovës”, është shprehur ai. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës