LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala: Të rinjtë nga Kosova mund të ofrojnë shërbime në fushën e teknologjisë për kompanitë gjermane

Ministri Shala: Të rinjtë nga Kosova mund të ofrojnë shërbime në fushën e teknologjisë për kompanitë gjermane

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, gjatë një vizite në Gjermani është takuar me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka diskutuar për mundësitë që ka Kosova për të ofruar shërbime profesionale në fushën e teknologjisë.

Shala ka thënë se me zëvendëspresidentin Wieland, po ashtu kanë folur edhe për funksionalizimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnime në Prizren.

“Me Wieland diskutuam rreth rëndësisë së funksionalizimit të Parkut për Inovacion dhe Trajnime në Prizren të cilin synojmë ta shndërrojmë në një Hub Regjional të Teknologjisë duke pasur parasysh numrin dhe potencialin e të rinjve që ka Kosova”, tha Shala.


Ai shtoi se të rinjtë nga Kosova mund të ofrojnë shërbime për kompanitë gjermane.

“Me zëvendëspresidentin Wieland u pajtuam që të kemi një komunikim të vazhdueshëm me qëllim të promovimit të mundësive që i ka Kosova, ku të rinjtë tanë mund të ofrojnë shërbime profesionale në fushën e teknologjisë për kompanitë gjermane”, shtoi ai.

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, ministri Shala ka marrë pjesë edhe në Kampin Veror në Schwabisch Gmund të Gjermanisë.

“Së bashku me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sot ndamë çmimin për fituesit e vendit të parë, ku njëri ndër fituesit e çmimit të parë ishte edhe një i ri nga Kosova si pjesëmarrës në Kampin Veror i cili po organizohet në Schwabisch Gmund të Gjermanisë nga organizata Education Unlimited, projekt edukativ gjermano-kosovar”, theksoi ministri në detyrë, Muzafer Shala.

Ndryshe, synim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, përveç përkrahjes së të rinjve me ide inovative është edhe përkrahja e start-up bizneseve si dhe e kompanive që eksportojnë shërbime në fushën e teknologjisë, e rrjedhimisht kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori