LAJMI I FUNDIT:

Ministri Rikalo prezanton bujqësinë kosovare në Konferencën për Ushqim në Paris

Ministri Rikalo prezanton bujqësinë kosovare në Konferencën për Ushqim në Paris

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, me ftesë të ministrit francez për Bujqësi, Industri Ushqimore dhe Pylltari, Stéphane Travert, ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare Franceze për Ushqim, e cila është mbajtur në Paris.

Në kuadër të kësaj Konference, ministri Rikalo, ka prezantuar të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë viteve të fundit, si dhe ka treguar për mbështetjen të cilën është duke e dhënë MBPZHR-ja, me qëllim të avancimit të sektorit dhe përafrimit të politikave bujqësore me ato të Bashkimit Evropian.


Gjithashtu, ministri Rikalo ka zhvilluar takime me homologë të tij nga vende të ndryshme, për të diskutuar me ta për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, ministri ka treguar për planet dhe projektet e ministrisë për vitet e ardhshme, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të bujqësisë.

Rikalo, ka qenë i vetmi ministër i Bujqësisë nga vendet e rajonit pjesëmarrës në këtë Konferencë.

Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë. /Telegrafi/