Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi zbatimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në sektorin e pylltarisë, që është organizuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Gjatë fjalimit të tij, ministri Rikalo theksoi se aplikimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në pylltari është shumë i rëndësishëm. “Aplikimi i kësaj teknologjie do të përmirësonte nivelin operacional, efikasitetin dhe efektivitetin në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve e bashkë me këto do të bënte harmonizimin e sektorit pyjor me iniciativa globale”, ka thënë ministri Rikalo.
Ai po ashtu ka treguar se TIK-u ne sektorin pyjor është duke u zbatuar në hartimin dhe monitorimin e burimeve pyjore dhe kërcënimeve mjedisore e po ashtu edhe në ngritjen e vetëdijes për zbatimin e praktikave të qëndrueshme pyjore. “Në zbatimin e këtyre teknologjive duhet të përfshihen edhe politikat e përshtatshme dhe ligjet për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve pyjore”, tha ministri Rikalo.
Me këtë rast, ai ka theksuar se edhe në një studim të Bankës Botërore është paraqitur nevoja e aplikimit të TIK-ut në të gjitha aspektet e menaxhimit të pyjeve.”Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se ka nevojë për një kornizë të mirë politike, identifikimin adekuat të nevojave teknologjike, hartimin e aplikacioneve të përshtatshme, identifikimin e çështjeve të sigurimi të të dhënave dhe sigurimin e blerjeve nga ata që menaxhohen nga burimet pyjore”, tha ai.
Nga kjo konferencë, ministri Rikalo u shpreh se pret rezultatet për krijimin e një rrjeti rajonal të praktikantëve të teknologjive të informacionit dhe komunikimit në pylltari, si dhe platform që do të krijonte mundësinë e mbledhjes së informatave dhe ekspertëve të pylltarisë, të cilët do të punojnë së bashku për zbatimin e TIK me qëllim të menaxhimit të qëndrueshëm të sektorit pyjor.
Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin e Finlandës për mbështetjen që ofron në zhvillimit e sektorit pyjor në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

IuteCredit me mundësi të mirë, aplikoni tani online për kredi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja