Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka falënderuar ish ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj për siç tha kontributin e pashoq gjatë punës së tij.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë po ashtu i uroi mirëseardhje ministrit të ri, Ejup Maqedonci.
“Fillimisht le t’i urojmë së bashku mirëseardhje anëtarit tonë më të ri të kabinetit, kolegut tonë të ri, Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Punë të mbarë! E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin e të pashoq, ish-ministrin Armend Mehajn, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.
Ndryshe, një ditë më parë Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes për arsye familjare.
Bashkëpunimin dhe punën e Mehajt e kanë vlerësuar të martën edhe ambasadorët e huaj në Kosovë.
Ndërkaq, në vend të Mehajt, kryeministri Kurti po të martën emëroi kolonelin Ejup Maqedonci.
Maqedonci ka qenë komandant i dy operacioneve të para jashtë vendit të FSK-së, të kryera në janar dhe në dhjetor të vitit 2010, në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës, pas të cilave është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë atë kohë, Bamir Topi. Nga viti 2014 deri më 2018, Maqedonci ka qenë Shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.
Ai ka përfunduar studimet në dy kolegje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mban titujt “Master i Shkencave dhe i Arteve” nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012 – 2013) dhe titullin “Master i Studimeve Strategjike” fituar nga Kolegji i Luftës në Pensilvani më 2018 – 2019, ku kishte diplomuar si “Superior Gratuated”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trendafilov: Sa më shumë të na sulmoni, aq më të fortë bëhemi

Ndryshon polica e sigurimit për shqiptarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë, reduktohet në 50 euro me afat një vjeçar

Skandali i mishit me salmonelë në Shqipëri, Ministrja e Bujqësisë njofton shkrirjen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani