LAJMI I FUNDIT:

Likaj për fillimin e vitit shkollor: Nis në dy faza, do të jemi në terren për ta përcjellë gjendjen

Likaj për fillimin e vitit shkollor: Nis në dy faza, do të jemi në terren për ta përcjellë gjendjen

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se të gjithë zyrtarët komunal, ata të ministrisë si dhe inspektorët do të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të përcjell gjendjen për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministri Likaj këtë deklaratë e bëri të ditur pas takimit që pati me përfaqësuesit e SBAShK-ut dhe kryetarët e komunave, ndërsa njoftoi se viti i ri shkollor do të fillojë në dy faza.

“Faza e parë fillon më 14 shtator 2020. Me këtë datë mësimin e fillojnë të gjithë fëmijët e klasës parafillore dhe nxënësit e klasave 1,2,3,6,10 në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Klasat 4 dhe 5 vijojnë mësimin në shkollë (sipas skenarit A) ose si mësim i kombinuar (Skenari B mësim në distancë dhe mësim online)….”.

Sipas tij, të gjithë personat që marrin pjesë në orarin mësimor janë të obliguar t’i bartin maskat, ndërsa bëri të ditur se mësimdhënësit në vazhdimësi do të kenë testime gjatë tërë procesit.

“Kemi bërë reduktim të njësive mësimore, pa e dëmtuar cilësinë e mësim nxënies. E kemi bërë një testim pilot me IKSHKP me pa gjendjen ekzistuese, por në vazhdimësi do të ketë testime të mësimdhënësve gjatë tërë procesit. Me udhëzues që i kemi është paraparë edhe ulja e nxënësve. Gjatë gjithë kohës stafi do të jetë në terren, edhe inspektoratet, zyrtarët komunal të arsimit dhe zyrtarët e ministrisë do ta përcjellin gjendjen”, ka thënë Likaj.

Ministri Likaj po ashtu shpjegoi se mësimdhënësit të cilët kanë probleme shëndetësore do të lirohen nga procesi mësimor.

“Është një buxhet shtesë në kuadër të pakos që ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës. Janë mbi 300 mësimdhënës që kanë probleme shëndetësore, ata do të lirohen nga procesi mësimorë. Për ata që janë më të moshuar dhe paraqiten probleme shëndetësor ka norma shtesë”, ka thënë ndër të tjera ministri Likaj. /Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori