Në kuadër të vizitës së parë zyrtare në ShBA, Ministri i Shëndetësisë i Republikës i Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar institucione të rëndësishme shëndetësore, me qëllim të gjetjes së rrugës së bashkëpunimit për transformimin e sistemit shëndetësor të vendit

Me këtë rast, ministri Latifi, në misionin e tij për rindërtimin e një koalicioni të partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen dhe rindërtimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, duke u bazuar gjithherë në shtatë shtyllat e identifikuara dhe trembëdhjetë qendrat e ekselencës, vizitoi Universitetin e Arizonës, Kolegjin e Mjekësisë, Qendrën e Integruar dhe Ndërdisiplinore të Simulimit dhe Edukimit Teknologjik të Universitetit të Arizonës.


280659365 316310490672773 3410773760595554547 n

Po ashtu, ministri Latifi ka vizituar edhe udhëheqjen e Qendrës Kërkimore dhe Qendrën e Traumës së Nivelit të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor Benner në Tucson, Arizona.

Në të gjitha këto takime në funksion të bashkëpunimit dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, janë diskutuar dhe palët janë dakorduar për të bashkëpunuar në aspekte të ndryshme të edukimit, kërkimit dhe trajnimit.

280896278 316310600672762 617373773187407298 n

Ministri Latifi, tha se përfaqësuesit e institucioneve të lartpërmendura kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me shtetin e Kosovës, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të avancohen sipas standardeve të duhura, e që qytetarët të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore të ofruara.

281368660 316310380672784 4582525746438847981 n

Vizita e ministrit Latifi, në SHBA, po realizohet me qëllim të arritjes së bashkëpunimit konkret mes dy vendeve në shëndetësi dhe marrjes së eksperiencave për zhvillimin dhe transformimin e shëndetësisë së Kosovës që është edhe qëllimi i ministrit Latifi në këtë mandat në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

280692986 316310420672780 5052057003661903879 n