LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi shpalos shtyllat përmes të cilave synon transformim në shëndetësi

Ministri Latifi shpalos shtyllat përmes të cilave synon transformim në shëndetësi

Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, përfshirë sigurimet shëndetësore, kthimi i “trurit” dhe ruajtja e trurit përmes programeve konkrete në shëndetësi, Qendra klinike të ekselencës dhe shërbime të avancuara klinike, kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese, proceset e akreditimit ndërkombëtar, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe decentralizimi i sistemit spitalor dhe riorganizimi i ShSKUK/QKUK janë shtyllat përmes të cilave ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po planifikon ngritjen e kapaciteteve njerëzore në shëndetësi dhe sigurimin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor cilësor.

Duke e quajtur si dhuratën më të mirë për fëmijët e Kosovës, Latifi njoftoi për nisjen e ofrimit të shërbimeve për pacientët në Spitalin Pediatrik, projekt ky i cili ishte përuruar në shtator nga krerët shtetërorë.


Ai tha se për një transformim në sektorin shëndetësor po punojnë edhe në aspektin legjislativ, ndërsa theksoi nevojën për përkrahjen e BE-së për të rritur mirëqenien e profesionistëve shëndetësor.

“Dje ka qenë një ditë e jashtëzakonshme duke filluar me operimet e para me pacientin e parë në spitalin pediatrik që është ndërtuar dhe financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kështu që dua t’i falënderoj ato dhe t’i përgëzoj të gjithëve që jeni të përfshirë… Kam një listë të gjatë të akteve legjislative me të cilat po merremi duke përfshirë Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe ligjet tjera, dhe në tërësi janë gjithsej 16 dhe 21 rregullore me të cilat jemi duke u marrë”, tha ai.

Sipas tij, për të pasur një sistem të mirë shëndetësor duhet të ketë nëpunës shëndetësorë që kanë mirëqenie dhe asnjëra nga këto nuk mund të bëhet pa partneritet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh se prioritet ka edhe përmirësimin infrastrukturor përmes të cilit do ndikohet në uljen e infektimeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, raporton kp.

Kreu i shëndetësisë kosovare në këtë mandat të tij synon edhe digjitalizimin, por edhe uljen e numrit të mjekëve dhe infermierëve që ikin nga Kosova, ndërsa u shpreh se po punojnë edhe në decentralizim të sistemit shëndetësor dhe riorganizim të ShSKUK-së – QKUK-së.

“Është vështirë të vendoset se cili është e para, programi i emergjencave apo digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore apo së bashku digjitalizimi i kujdesit shëndetësor që përfshirë sigurimin shëndetësor. Të gjithë e dimë që nëse nuk i kemi të dyja nuk mund të kemi spitale moderne dhe sistem modern shëndetësor.

Kosova është ndikuar si shumë vende përreth me një shterje të trurit… Edhe ne po i humbasim ato, pra duhet t’i bëjmë disa hapa shumë të mirë për t’i kthyer ata dhe për ta reduktuar ikjen e tyre, nuk mund ta ndalim ikjen e ekspertëve në shkallë 100%, asnjë shtet nuk është imun ndaj kësaj, madje edhe kanadezët humbasin doktorë që shkojnë në ShBA…

Jemi në proces të analizimit të ekspertizave që janë bërë dhe krijimin e këtij sistemi spitalor në një kulm dhe në një lidership, duhet të shohim nëse kjo është diçka që ia ka vlejtur për ta bërë apo kjo ka qenë një eksperiment i keq që nuk ka funksionuar”, u shpreh Latifi.

Ministri i Shëndetësisë si sfidë ka theksuar edhe listën e pritjeve për intervenime në Klinikën e Kardiologjisë dhe hapësirat e vogla të shërbimeve emergjente për çka u zotua se përmirësimet në këtë aspekt do të ndodhin.

Ndërsa, u zotua se synon edhe ndërtimin e qendrës për trajtimin e traumave si dhe djegieve por edhe avancimin e shërbimeve onkologjike.

Ai sfidë e ka ruajtur edhe listën e pritjes, ku vetëm në Kardiologji tha se është lista e pritjes preh më shumë se tetë muajsh nga afro 1300 pacientë.

Si fushë të rëndësishme ku duhet të intervenohet ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi konsideroi edhe rritjen e hulumtimeve dhe avancimin e trajnimeve për profesionistët shëndetësorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori