LAJMI I FUNDIT:

Ministri kroat jep dorëheqje pas akuzave për korrupsion

Ministri kroat jep dorëheqje pas akuzave për korrupsion

Akuzat për korrupsion dhe dyshimet për abuzim me detyrën, të zbuluara nga shtypi kroat detyruan ministrin e Administratës Publike, Lovro Kusheviq të japë dorëheqjen.

Përveç largimit si ministër, Kusheviq largohet edhe nga zyra e sekretarit politik të Unionit Demokrat Kroat (HDZ, konservator) të kryeministrit Andrej Plenkoviq.

“E konsideroj veten përgjegjës politikisht dhe jam i vetëdijshëm për këtë perceptim negativ të medias që krijohet rreth emrit tim, i cili u bë një barrë për qeverinë”, theksoi ish-ministri duke pretenduar se ishte krenar për punën e bërë.


Në javët e fundit shtypi kishte zbuluar një seri të vendimesh të dyshimta që Kusheviq kishte marrë kur ai ishte kryetar i bashkisë së vogël të një ishulli.

Ish-ministri kishte spekuluar me tokën dhe ndërtesat duke lehtësuar transformimin e zonave bujqësore në tokë për ndërtim, në disa raste në pronësi të tij apo të bashkëshortes. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori