Ministri i Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky është shprehur se ende ka punë për tu bërë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, megjithatë tha se ky proces është në rrugë të drejtë.
“Duhet të kuptojmë që duhet të bëhet ende punë, por ne jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë që të gjejmë përkrahje politike që ky proces të përfundoj dhe janë disa takime teknike që shpresoj se do të ndikojnë në një vendim pozitiv për këtë. Presidenca çeke është duke punuar në atë drejtim dhe ne jemi duke e mbështetur plotësisht që kjo të ndodh”, tha ministri Lipavsky.
Ai tha se pritjet e tij që shtetet e BE-së të marrin vendim pozitiv për vizat janë të larta.
“Për ta kuptuar thjesht, është proces që përbëhet nga aspektet teknike dhe politike. BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe presidenca çeke shpreson që aspekti politik të marrë vendim pozitiv. Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta dhe është shumë e lartë në agjendën time. Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”, tha Lipavsky.
Ministri i Jashtëm çek theksoi se qytetarët e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen e Çekisë në proceset e saja drejt intgerimit në BE dhe NATO.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se është e rëndësishme që të dyja vendet të normalizojnë marrëdhëniet.
“Me zëvendëskryeministrin Bislimi kemi biseduar edhe për situatën në rajon, përfshirë edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve i cili është aspekt qenësor për procesin e integrimit evropian. Të dyja palët duhet të respektojnë dhe impelmentojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Lipavsky. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës