LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hamza beson se do të votohet Projektligji i Buxhetit

Ministri Hamza beson se do të votohet Projektligji i Buxhetit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, thotë se beson se do të votohet Projektligji i Buxhetit për vitin 2019.

Hamza tregon se në rend dite është edhe vendimi për zgjatjen buxhetore.


“Unë besoj do të votohet, është më së e nevojshme të votohet. Siç e dimë që prej 31 janar nuk mund të kryej asnjë pagesë. Jam optimist që buxheti do të votohet. Pavarësisht që kemi pasur dallime, kemi pasur koordimin dhe besoj që të votohet. Plani B është që të kaloj zgjatja buxhetore, siç e dimë edhe të votohet buxheti duhet 15 ditë që të hyjë në fuqi”, tha Hamza para gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Rafuna: Nëse buxheti nuk aprovohet pas muajit mars, shteti nuk mund të bëjë asnjë pagesë (Video)
Lexo po ashtu Rafuna: Nëse buxheti nuk aprovohet pas muajit mars, shteti nuk mund të bëjë asnjë pagesë (Video)

Ai tha se duhet të ketë kujdes lidhur barazinë ndërmjet sektorëve publik.

“Gjithmonë ka vend për përmirësim, ne jemi munduar që ta ruajmë stabilitetin fiskal. Nuk pretendoj që është perfekte por në një masë të madhe do t’i përmirësoj. E kam thënë edhe në fjalën time në Qeverisë se duhet të kemi kujdes për barazinë ndërmjet sektorëve. Jam udhëtar që të përkrahet sektori privat, siç dihet ky sektor është kontribuuesi më I madh I ekonomisë në vend”, shtoi ai. /Telegrafi/