LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vështirë të parashikohet data se kur do të hyjë Ukraina në NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vështirë të parashikohet data se kur do të hyjë Ukraina në NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroi gjatë vizitës në shtetin çek se nuk do ta ndihmonte Ukrainën të marrë një datë specifike zyrtare të hyrjes në NATO.

Ai vuri në dukje se Kievi është partner i aleancës pas samitit të fundit në Vilnius dhe aktualisht marrëveshjet dypalëshe funksionojnë më mirë, raporton aljazeera.

“Nuk do ta ndihmonte Ukrainën që të caktonte një datë specifike për hyrjen në aleancën e mbrojtjes perëndimore, të cilën ne nuk do të mund ta përmbushnim më vonë, për shembull, sepse lufta e agresionit rus kundër ukrainasve është ende duke vazhduar. Kjo nuk do të ndihmonte as Ukrainën, as NATO-n”, tha Pistorius.


Ministri theksoi se është më e rëndësishme të investohen të gjitha përpjekjet në mbështetjen e Ukrainës deri në hyrjen e saj në NATO.

Ai kujtoi se Këshilli NATO-Ukrainë u krijua në samitin në Vilnius në mes të korrikut.

Gjermania në gjendje gatishmërie nëse Polonia sulmohet nga Wagneri përmes Bjellorusisë
Lexo po ashtu Gjermania në gjendje gatishmërie nëse Polonia sulmohet nga Wagneri përmes Bjellorusisë

“Ukraina dhe vendet anëtare të Aleancës janë partnerë të barabartë. Kjo konfirmon se bashkëpunimi dhe koordinimi ynë janë të ngushtë dhe do të jenë edhe më shumë”, tha Pistorius.

Ministri gjerman gjithashtu deklaroi se Gjermania është e gatshme të fillojë riparimin e tankeve më moderne Leopard 2A5 dhe 2A6 sapo ta kërkojë Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori