LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: Përfituesit e parë nga projektet RYCO-së, dëshmi premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Ministri Gashi: Përfituesit e parë nga projektet RYCO-së, dëshmi premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) ka nënshkruar sot kontrata me katër organizata të shoqërisë civile nga Kosova, Play International, Era Group, Gaia dhe Better Life In Kosovo-BLINK.

Këto organizata kanë marrë mbështetjen për organizimin e programeve të para të këmbimit të të rinjve. Në këtë aktivitet me interes për të rinjtë e Republikës së Kosovës mori pjesë edhe Ministri i Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se “nënshkrimi i kontratave me përfituesit e parë nga RYCO, është një dëshmi edhe më e madhe se kjo iniciativë është vërtetë premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.


Ai po ashtu tha se secili duhet të ndihet krenar për faktin se “pavarësisht sfidave me të cilat sekretariati i RYCO-s është përballur në vazhdimësi, askush nuk mund të mohoj faktin se zhvillimi dhe përmbyllja e Thirrjes së Parë për Grante, për një afat aq të shkurtë me resurse të limituara, është suksesi i parë i prekshëm, që nga korriku i vitit të kaluar kur edhe RYCO filloi zyrtarisht të operoj”.

Ministri Gashi përshëndeti të gjithë partnerët të cilët kanë mbështetur procesin e themelimit të RYCO-s, “me theks të veçantë në nivel të Kosovës: Ambasadën e Francës, Gjermanisë, Misionin e OSBE-së në Kosovë, GIZ”.

“Nga rezultatet e dala nga Thirrja e Parë e RYCO-s, të cilat u prezantuan paraprakisht, për mua si ministër i Kulturës, Rinisë dhe sportit dhe njëherësh anëtar i Bordit të RYCO-s, janë një mesazh i qartë se të rinjtë e Kosovës janë të gatshëm të kontribuojnë në krijimin e një rajoni të mirë për të gjithë ne. Fakti se Kosova është e dyta për nga numri i aplikacioneve të dërguara, është një sinjal që qeveria duhet të reflektoj mbi kontributin e saj financiar ndaj RYCO-s”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Ministri Kujtim Gashi në fund përgëzoi organizatat fituese nga Thirrja e Parë dhe jo vetëm organizatat lidere por edhe ato partnere, duke theksuar “suksesi juaj është edhe suksesi i jonë dhe sfidat e juaja mbeten edhe sfidat tona, andaj mund të llogarisni në mbështetjen e gjithë strukturave të RYCO-s në Kosovës në mënyrë që këto aktivitete të jenë sa më përmbajtjesore që është e mundur dhe sa më shumë të rinjtë të përfitojnë nga ato”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Botë
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Ekonomi
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Kalo në kategori