Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi në një konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër (e hënë) ta mbushin pikërisht këtë stadium ku do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Pritës.

Ministri Gashi, u shfaq i kënaqur që më në fund pritja për një stadium modern në Prishtinë përfundoi, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në kryerjen e punimeve për këtë stadium.


"Kemi ardhur tek ky moment i fundit, tek ky moment historik për gjithë sportin e Kosovës e veçanërisht për futbollin, sportadëshësit e tifozët e gjithë Kosovës. Pra nesër do ta shënojmë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në Kosovë".

"Për herë të parë do të luajmë në njërin nga stadiumet që plotëson kriteret e UEFA-s dhe kjo është një moment sa emocional aq edhe krenar për të gjithë neve që kemi qene të involvuar në këtë proces", ka thënë fillimisht Gashi.

Foto 2

Ministri Gashi nuk harroi ta falënderoi legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrrin emrin e të cilit e mban stadium, ai e cilësoi Fadil Vokrrin si njeriun më meritor për këtë stadium, transmeton KP.

"Unë edhe njëherë dua të shpreh edhe emocionet dhe falënderimin e madh për ish-futbollistin, legjendën e futbollit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrrin emrin e të cilin e mban tashmë ky stadium, i cili ka qenë shumë i përkushtuar në muajt e fundit rreth investimeve, ku kemi qenë bashkërisht disa herë në këtë stadium dhe besoj që ndoshta nëse ka individ që duhet të falënderohen në Kosovë për këtë vepër është pikërisht i ndjeri Fadil Vokrri”.

stadiumi1

Ministri shtoi se shumë shpejt priten të bëhen edhe investime tjera në stadiumin kosovare, e sidomos në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ku synimi do të jetë që ky stadium të kthehet në stadiumet e kategorive të katërt të UEFA-s.

Ndeshja e nesërme (e hënë) ndërmjet Dritës dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 20:00.

Të pranishëm në këtë ndeshje do të jenë edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët priten të japin verdiktin final rreth këtij stadium, e i cili pritet të jetë pozitiv dhe më në fund Kombëtarja e Kosovës që nga shtatori mund të zhvilloj ndeshjet e saja si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

telegrafi sport app