LAJMI I FUNDIT:

Ministri i FSK-së tregon sa serbë do të bëhen pjesë Ushtrisë së Kosovës

Ministri i FSK-së tregon sa serbë do të bëhen pjesë Ushtrisë së Kosovës

Në momentin kur do të ndodhë transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, minimum edhe 200 serbë do të punësohen në Ushtri të Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Ai ka shtuar se kjo gjë është mjaft pozitive për komunitetin e serbëve të Kosovës, pasi që si tha ai mbi 200 familje do të kenë mundësi që të marrin pagë.

Për të, kjo duhet të jetë edhe njëri ndër indikacionet kryesore që Lista Serbe, duhet të ndryshojë mendje për ta mbështetur transformimin e FSK-së.


“Ne tani jemi duke i përbërë përpjekjet tona që edhe Lista Serbe të jetë pjesë e tranformimiit. Transformimi i FSK-së do t’i prek edhe komunitetin serb, pasi që do të punësohen minimum 200 pjestarë të rinj dhe kjo nuk është pak. Kjo tregon që edhe serbët e Kosovës do të përfitojnë nga ky transformim. Edhe faktori ndërkombëtar është duke dhënë kontributin e tyre për shndrrimin e Listës Serbe dhe po i presim rezultatet”, ka thënë ministri i FSK-së për Insajderin.

Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, është duke u tentuar që të bëhet me ndryshime kushtetuese. E formimi i saj përmes ndryshimit të Kushtetutës, do të duhej ta ketë përkrahjen e deputetëve të Listës Serbe, për shkak se ndryshimet kushtetuese në Kosovë, nuk mund të bëhen pa pajtimin e komunitetit serb.

Deri më tani, zyrtarët e kësaj partie, kanë deklaruar se me asnjë kusht nuk do e pranojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe sipas deklarimit të tyre, formimi i saj është i rrezikshëm për serbët e Kosovës.

Kurse, javëve në vazhdim, pritet që të fillojnë procedurat për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, që do të jenë hapat e parë për shndërrimin e saj në Ushtri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori