Të gjithë suedezët duhet të veprojnë tani për të rritur qëndrueshmërinë e vendit në rast lufte, ka thënë ministri i Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin.
Një gjë të tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Bohlin e ka thënë në konferencën vjetore “Folk och Försvar” mbi mbrojtjen, e mbajtur si zakonisht në vendpushimin e skive Sälen, deklaratë e cila është publikuar edhe në faqen zyrtare të qeverisë së këtij vendi.
Ai theksoi në fjalimin e tij se paqja nuk është një “konstante e palëvizshme”, madje as në Suedi.
“Shumë e kanë thënë para meje, por më lejoni ta bëj këtë në cilësinë zyrtare dhe me qartësi të madhe: Mund të ketë luftë në Suedi”, citohet të ketë thënë ai.
Ai nuk dukej se sugjeronte se një konflikt i armatosur ishte i afërt, por përkundrazi se mundësia teorike e luftës ekziston edhe në Suedi, pavarësisht se është një vend tradicionalisht paqësor.
Andaj, Bohlin u kërkoi të gjithëve të ndihmonin në ndërtimin e mbrojtjes totale të Suedisë.
Ai u kërkoi zyrtarëve të sigurojnë pika strehimi, një plan emergjence me ujë dhe furnizim me ushqime, dhe punonjësit të pyesin punëdhënësin e tyre se cili do të ishte roli i tyre në organizimin e luftës në vendin e punës dhe të shqyrtojnë se cilat gjëra thelbësore do t’u duheshin për të qenë në gjendje të vazhdojnë të punojnë në rrethana të vështira.
“A jeni një individ privat? Mirë, atëherë a keni marrë përgjegjësinë për gatishmërinë tuaj në shtëpi? A keni menduar nëse keni kohë për t’u bashkuar me një organizatë vullnetare të mbrojtjes? Nëse jo: lëvizni!”, ka thënë më tej Bohlin dhe këshilloi njerëzit që të pyesin të tjerët që kanë filluar tashmë të përgatiten, ose të marrin më shumë informacion nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.
Dhe nuk është vetëm Bohlin ai që ka lëshuar një alarm të tillë.
Edhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pål Jonson lëshoi të njëjtin paralajmërim gjatë fjalimit të tij të hënën në Sälen, fjalim që gjithashtu është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Suedisë.
Ai tha se luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme treguan se “bota është bërë më e rrezikshme se sa ishte vetëm një vit më parë”.
“Një sulm i armatosur kundër Suedisë nuk mund të përjashtohet”, tha Jonson. “Lufta mund të vijë edhe tek ne. Këto kohë serioze kërkojnë qartësi vizioni, aftësi për të vepruar dhe këmbëngulje – qartësi vizioni për të kuptuar se qëllimi i Rusisë mbetet çrrënjosja e Ukrainës së lirë dhe krijimi i një Evrope në të cilën ‘fuqia është e drejta'”.
Ndryshe në maj të vitit 2022, Suedia dhe Finlanda, të njohura për neutralitetin e tyre, njoftuan se do t’i bashkoheshin NATO-s si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës në fillim të atij viti.
Ndërsa Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës në prill 2023, aplikimi i Suedisë për t’u bashkuar me aleancën u përball me pengesa kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi mosveprimin e pretenduar të vendit kundër islamofobisë, duke e quajtur atë një “vijë të kuqe”.
Hungaria ka shprehur gjithashtu shqetësime për anëtarësimin suedez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës