Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot kanë vizituar Komunën e Gjilanit dhe atë të Kamenicës, me ç ’rast kanë vizituar disa nga projektet që MMPH dhe MZHE-ja janë duke i përkrahur në këto dy komuna.
Gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, ministri Matoshi dhe ministri Lluka, janë takuar me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vizituar KRU “Hidromorava”, dhe kanë parë punimet e projektit Lumi “Mirusha” dhe kapërderdhësen e Pendës së Përlepnicës.
Ministri Matoshi ka thënë se vëmendja e këtyre ministrive është e kthyer kah anamorava dhe projekte të tjera të reja do të vijnë së shpejti.
“Janë çështje që natyrshëm na lidhin ne si institucione andaj të gjithë së bashku do të japim kontributin tonë sepse janë projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Të gjitha shqetësimet e Gjilanit janë edhe shqetësime tonat. Komuna e Gjilanit dhe ‘Hidromorava’ kanë punuar shumë edhe në ndërtimin e impiantit për ujërave të zeza dhe kjo na është konfirmuar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim”, deklaroi ministri Matoshi.
Ai tha se në Gjilan vitin që vjen vazhdohet deri në përfundimin e projektit të Lumit “Mirusha”, fillojnë punimet në lumin “Preshtevka” , investohet në parqet e gjelbërta të Gjilanit si dhe ndërtohet kanalizimi dhe shtrati I lumit të Dobërqanit.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se bashkë me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Gjilanit. “Këtu jemi për të diskutuar shumë projekte. Komuna e Gjilanit është më mirë se komunat tjera mirëpo ka më shumë se 52 për qind humbje të ujit. Do të ndërrojmë gypat e azbestit dhe shumë veprime tjera. Në kuadër të projektit të efiqiencës do të ndërhyjmë në në disa shkolla dhe në disa objekte publike. Me ministrin Matoshi kemi edhe projekte tjera të përbashkëta”, tha Lluka. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri falënderoi ministrat për bashkëpunim për realizimin e projekteve në Anamoravë. “ Programet më të mëdha në Gjilan janë Mirusha, sanimi i pendës në Perlepnicës, efiçienca e energjisë në tri shkolla, ndërkaq me ministrinë e Ambientit po planifikojmë ndërtimin e parqeve dhe zonave të gjelbërua”, deklaroi Haziri.
Gjatë ditës, dy ministrat, Matoshi dhe Lluka, kanë vizituar edhe Komunën e Kamenicës, ku janë takuar me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. Së bashku ata kanë mbikëqyrë punimet në realizimin e tri projekte: “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit”, “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës ‘Isa Kastrati’” si dhe “Ndërtimi i ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit publik”. Me këtë rast, ministri Matoshi premtoi projektet të tjera për komunën e Kamenicës për vitin 2019. “ Sot patëm një vizitë në Komunën e Kamenicës, dhe punët po ecin mirë në realizimin e projekteve. MMPH-ja ka ndarë 240 mijë euro për rregullimit e ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë dhe 80 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit në Kamenicë. Viti 2019 do të jetë vit i investimeve në komunën e Kamenicës që prekin direkt jetën e qytetarit”, deklaroi Matoshi. Ministri Lluka tah është I lumtur që përmes MZHE-së po realizohet renovimi I objektit të Shtëpisë së Kulturës përmes projekteve të efiqiencës, dhe se prêt që në 2019 të ketë edhe disa projekte nga Kamenica të kësaj natyre.
Ndërsa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, falënderoi ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka për bashkëpunimin në projektet që kanë të bëjnë me mirëqenien e banorëve të kësaj komune./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania