Ministrat e Shëndetësisë dhe Financave të G20-së kanë iniciuar një fond prej 1.4 miliard dollarësh për t’u përballur me pandeminë e ardhshme botërore, para se liderët e këtij grupi të mblidhen në samitin në Bali të Indonezisë. Megjithatë, presidenti i Indonezisë tha se ky fond nuk është i mjaftueshëm.
Fondi i krijuar nga 24 shtete po shihet si një prej rezultateve të hershme të samitit ku pritet të arrihet progres në samitin e javës së ardhshme për krizën në Ukrainë. Në samitin në Bali nuk do të marrë pjesë presidenti rus Vladimir Putin.
Gjatë konferencës për media u iniciua ky fond nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo. Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
“G20 pajtohet të krijojë një fond për pandeminë për të parandaluar dhe për t’u përgatitur për pandeminë. Donatorët e G20-s dhe shtetet joanëtare të këtij grupi, por edhe organizatat filantropike kanë kontribuar në këtë fond. Por, ky fond nuk është i mjaftueshëm”, tha Widodo.
Ai tha se kërkohen 31 miliardë dollarë për t’u përballur me pandeminë e ardhshme botërore.
“Ne duhet të sigurojmë komunitetet në pandemi. Pandemia më nuk duhet të marrë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë ekonominë globale”, tha presidenti i Indonezisë.
Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me 450 milionë dollarë në këtë fond, apo pothuajse një të tretën e totalit të shumës.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ky fond i përbashkët është shembull se çfarë mund të bëjë G20-ta për t’u përballur me problemet botërore.
“Jam krenare me atë që kemi arritur. Mendoj se hapat që kemi ndërmarrë këtë vit do të ndihmojnë në krijimin e një vizioni më të shëndetshëm dhe më të mirë për t’iu përgjigjur arkitekturës botërore shëndetësore”, tha ajo.
Indonezia në një fazë ishte epiqendra e pandemisë COVID-19, kur vala e variantit Delta goditi këtë shtet në mesin e vitit 2021.
Donatorët kryesorë të fondit janë SHBA-ja, Britania, India, Kina, Franca, Kanadaja, Australia dhe Japonia.
“Ne po takohemi në një kohë të krizave të shumëfishta… ky fond i ri është një mjet i rëndësishëm që do të mbështesë shtetet me të ardhura të mesme, në mënyrë që ato të përgatiten për krizat shëndetësore botërore”, tha Malpass, duke u bërë thirrje shteteve që të kontribuojnë në këtë fond.
“Fondi për pandeminë mund ta bëjë botën më të sigurt”, shtoi ai.
Ministri i Financave të Indonezisë, Sri Mulyani Indrawati, tha gjatë konferencës se Arabia Saudite po ashtu pritet të kontribuojë në këtë fond. Megjithatë, ai nuk tregoi se sa para do të japë ky shtet për fondin e pandemisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kafeja, vezët, qumështi dhe perimet më të shtrenjta - rritje e çmimeve në Kosovë në muajin mars

Në cilat vende eksportuam më së shumti e nga cilat vende importuam – ASK jep statistikat për muajin mars

Golden Eagle dhe Granit Xhaka sjellin videon e re promovuese: Dy ikona, një mision- ku ka më mirë?

Çka do të thotë ''çkAZmos''? Më shumë detaje brenda artikullit!

Regjistrimet e hershme fillojnë në UBT: Interesim i madh i të rinjve për t’ju bashkuar liderit

A e dinit që qelqi mund të zëvendësojë gurët në ndërtimtari? - këtë e realizoi Dukagjin Berisha nga Gjakova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë