LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e ekonomisë së rajonit kërkojnë integrimin në tregun unik të Bashkimit Europian

Ministrat e ekonomisë së rajonit kërkojnë integrimin në tregun unik të Bashkimit Europian

Ministrat e ekonomisë të Procesit të Berlinit kanë mbështetur përafrimin e mëtejshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Tregun Unik të BE-së, përmes procesit të zgjerimit të BE-së, si një përfitim i ndërsjelltë për rajonin dhe për BE-në.

Mesazhi u dha në Forumin e Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit, që u zhvillua më 26 shtator 2023 në Tiranë, ku u diskutua mbi Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR)– një objektiv drejt Tregut të Vetëm të BE-së, raporton Monitor.


Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Procesit të Berlinit, si dhe për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet më 16 tetor 2023, në Tiranë, ministrat diskutuan për avancimin e integrimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian.

Ministrat theksuan se përafrimi i hershëm me Tregun Unik të BE-së është arritur përmes marrëveshjeve tregtare ndërmjet BE-së dhe kandidatëve të saj, përmes Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit dhe përmes CEFTA-s, ndërmjet vetë kandidatëve. Këto marrëveshje janë të rëndësishme për të arritur nivelin e parë të përafrimit ekonomik dhe një zonë të tregtisë së lirë, si hap i parë drejt anëtarësimit në BE.

Ministrat kërkuan shtrirjen e mëtejshme dhe përshpejtimin e integrimit në programet dhe politikat individuale të BE-së, siç përcaktohet në metodologjinë e negociatave të pranimit në BE.

Zbatimi i mëtejshëm i Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili synon integrimin më të ngushtë të rajonit me BE-në, duke u fokusuar në tregtinë e mallrave, tregtinë elektronike dhe integrimin në zinxhirët e vlerës së qëndrueshme, vlerësohet si një hap i vlefshëm në të ardhmen.

Ministrat kërkuan zgjerim të bashkëpunimit me BE-në, për të krijuar themele mbi shembujt aktualë të rëndësishëm si iniciativa CEFTA – Komuniteti i Transportit (TCT) që paraqet Korsitë e Gjelbërta brenda Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e tyre në pikat e kalimit kufitar (PKK) me BE-në dhe iniciativa e drejtuar nga RCC për uljen e kostove roaming ndërmjet WB6 dhe BE-së.

Ministrat vlerësuan gjithashtu lidhjen e Memorandumeve të Mirëkuptimit midis katër vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tre vendeve fqinje anëtare të BE-së, të cilat mundësuan shkëmbimin elektronik të të dhënave doganore, me qëllim përshpejtimin e zhdoganimit të mallrave dhe reduktimin e kohës së pritjes në PKK.

Ministrat ftuan vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të lidhin marrëveshje të ngjashme me shtetet e tyre anëtare fqinje të BE-së. Ministrat kërkuan që të bëhen përpjekje të reja për të përmirësuar bashkëpunimin doganor BE – Ballkani Perëndimor, në mënyrë që të zbatohen plotësisht memorandumet përkatëse. Aktualisht, zbatimi i tyre është dëmtuar nga kufizimet në bashkëpunimin doganor.

Ministrat përgëzuan vendimin e BE-së për të shtrirë Rrjetin e Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në Ballkanin Perëndimor dhe theksuan domosdoshmërinë e përmirësimit të infrastrukturës rajonale rrugore dhe hekurudhore. Ministrat mirëpritën miratimin e Programit të Transportit të Sigurt dhe të Qëndrueshëm të BE-së në Takimin e Bordit të ËBIF në Oslo.

Ministrat mirëpritën punën në udhërrëfyesin për çuarjen përpara të Korsive të Gjelbërta, BE-CEFTA/Ballkani Perëndimor, për vendosjen e menaxhimit të koordinuar të kufirit në pikat e kalimit kufitar BE – Ballkani Perëndimor, si dhe propozimin për një fazë të dytë të Programit të Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (TTFP 2). Faza e dytë duhet të mbështesë zbatimin e hartës së masave në lidhje me tregtinë dhe përmirësimin e infrastrukturës të kalimeve kufitare.

Duke marrë parasysh arritjet në kuadër të programit Rajonal të Zhvillimit të Furnizuesve të zbatuar nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (ËB6 CIF) dhe duke përshëndetur rolin e luajtur nga sektori privat në zbatimin e TPR, Ministrat shprehën mbështetje të fortë për vazhdimin e këtij programi të udhëhequr nga ËB6 CIF. Ministrat mbështetën ndërlidhjen e mëtejshme të këtij programi me mekanizmat mbështetës kombëtarë në rajon, për të siguruar pjesëmarrjen e NVM në zinxhirët e furnizimit shumëkombësh dhe krijimin e partneriteteve të reja rajonale midis kompanive të BP6.

Ministrat përshëndetën vazhdimin e bashkëpunimit përmes Fondit Rajonal të Sfidës (RCF) në Ballkanin Perëndimor të iniciuar nga BMZ dhe KfË dhe të zbatuar nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (ËB6 CIF) për të mbështetur punësimin e të rinjve dhe rritjen ekonomike. Ata mbështesin vazhdimin e këtij programi përmes formimit profesional dhe krijimit të vendeve të punës për t’u ofruar të rinjve perspektiva më të mira në vendin e tyre.

Ministrat mirëpritën njoftimin e fundit të Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen mbi një Plan të Ri të Zhvillimit për rajonin.

Ministrat inkurajuan propozimin për të punuar së bashku për projekte të përbashkëta të frymëzuara nga suksesi i nismave aktuale të BE-së në transformimin dixhital dhe axhendën e gjelbër si ËiFi4EU, 5G, korridoret ndërkufitare dhe lëvizshmëria e qëndrueshme dhe e zgjuar. Ministrat ranë dakord që kjo politikë e re e BE-së duhet të ofrojë mjete efektive dhe të orientuara drejt rezultateve për t’i afruar qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor me Tregun Unik të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori