LAJMI I FUNDIT:

Ministër për Sigurinë Informatike në Japoni, por s’ka prekur asnjëherë një kompjuter

Ministër për Sigurinë Informatike në Japoni, por s’ka prekur asnjëherë një kompjuter

Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë një kompjuter.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, po të mos ishte fjala se ai është ministri japonez që merret me Sigurinë Informatike.

Sakurada, i ngarkuar të organizojë Olimpiadën e Tokios në vitin 2020, ka në portofolin e tij pikërisht sigurinë kibernetike, por përpara Parlamentit ka thënë:


“Nuk e përdor kompjuterin pasi, kur mbusha 25 vjeç kam qenë në pozicione autoritare, ku sekretarët dhe nëpunësit e tjerë janë marrë me këto gjëra për mua”, tha ai.

I emëruar para pak më shumë se një muaji në vend, pas rifreskimit të fundit të qeverisë nga kryeministri Shinzo Abe, ministri Sakurada ka bërë që të flitet jo pak për të. Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, ai ka thënë se nuk e dinte se çfarë ishte USB-ja.

Kaq ka mjaftuar që opozita të hidhet në sulm. Sipas saj, është tronditës fakti që përgjegjësi për sigurinë informatike nuk ka prekur kurrë me dorë një kompjuter. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Tre shtrëngimet e çuditshme të duarve mes Trump dhe Macron, pamjet bëhen virale

Tre shtrëngimet e çuditshme të duarve mes Trump dhe Macron, pamjet bëhen virale

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Pamje mbresëlënëse, minjtë i japin njëri-tjetrit ndihmën e parë

Pamje mbresëlënëse, minjtë i japin njëri-tjetrit ndihmën e parë

Interesante
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori