LAJMI I FUNDIT:

Mini-Shengeni një Jugosferë e re? Harxhi: Tre musketarët po përpiqen ta fshehin korrupsionin e tyre

Mini-Shengeni një Jugosferë e re? Harxhi: Tre musketarët po përpiqen ta fshehin korrupsionin e tyre
Foto: Arkiv

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi ka reaguar sot pasi u mbajt Forumi Ekonomik në Shkup, ku u diskutua për Mini-Shegenin, ku nga sot do të quhet “Open Ballkan”.

Në këtë forum nuk po merr pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar ish zëvendësministrja e Shqipërisë, Edit Harxhi, duke thënë se tre musketarët Rama, Vuçiq dhe Zaev po mundohen t’i tregojnë muskujt duke mbajtur takime të shpeshta për Mini-Shengenin.

Gjithçka që u tha në Forumin Ekonomik në Shkup, Rama: Mini-Shengeni nuk është ish-Jugosllavi e vogël
Lexo po ashtu Gjithçka që u tha në Forumin Ekonomik në Shkup, Rama: Mini-Shengeni nuk është ish-Jugosllavi e vogël

“Tre musketarët Rama, Vuçiq dhe Zaev po përpiqen të tregojnë muskujt e tyre SHBA-së dhe BE-së me takimet e tyre të shpeshta dhe Mini-Shengen. Ata mendojnë se e fshehin korrupsionin e tyre duke marrë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. A e dinë ata që Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi janë kundër saj? Një Jugosferë e re??”, shkruan Harxhi në Twitter. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori