LAJMI I FUNDIT:

Mini kompiuteri i Zotac

Mini kompiuteri i Zotac

A e kishit menduar ndonjëherë se do të mbanit kompiuterin tuaj personal në një xhep? Tashmë është e mundur. Kompania Zotac ka prezantuar prototipin e saj më të ri, kompiuterin mini të quajtur Zbon.

Ky model, që është lançuar gjatë panairit Computex, ka përmasat 12 x 12 x 4 cm dhe ka një procesor Via Nano X2 dual-core 1.2 GHz ose 1.6 GHz. Ai ka gjithashtu 16 porta USB-je në mënyrë që të lidhet me ekranin, miun, tastjerën, dhe pajisjet e tjera të ngjashme për një kompiuter personal.

Mini kompiuteri i Zotac, sapo është prezantuar në panairin Computex, ndaj, nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me periudhër kur ai do të dalë në treg apo dhe për koston e tij. /Telegrafi/