Një delegacion i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, po qëndron për një vizitë në Toronto të Kanadasë, për t’i prezantuar resurset minerare të Kosovës në konventën më të madhe të minierave në botë, PDAC 2018.
Gashi i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, dhe zyrtarët më të lartë të KPMM-së, në ditën e parë të kësaj konvente kanë mbajtur një prezantim para më shumë se 10 kompanive të mëdha, shumica nga Kanadaja, të cilat kanë shprehur interesimin për të investuar në sektorin minerar të Kosovës.
Në fjalimin e tij hyrës, Gashi ka theksuar reformën ligjore në fushën e investimeve strategjike që institucionet e Kosovës janë duke e bërë, për të krijuar klimë sa më të favorshme për investitorët e jashtëm.
“Ne kemi një ligj të avancuar për investime strategjike, ligj ky që mbron investitorin e jashtëm, i tëri në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian”, theksoi Gashi, duke përmendur edhe aplikacionin e parë të një kompanie për t’u kualifikuar si investitor strategjik, me një investim rreth 130 milionë euro në fushën e energjisë së ripërtëritshme.
Gashi po ashtu theksoi se tregu kosovar, veçanërisht ai i fushës së minierave dhe mineraleve, është i hapur për botën.
“Presim me padurim ofertat tuaja, ashtu që të përfaqësoni jo vetëm si investitorë, por edhe partnerë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit tonë”.
Gjatë kësaj seance, ministri Lluka prezantoi mundësitë për investime në zonat e veçanta të interesit, si Vllahi, Gumnishtë, Karaçë, Baks, Bresalc, Zhegovcë e Deve, ndërsa ekspertët e KPMM-së, përkatësisht Azem Rexha, anëtar i bordit të KPMM-së, tregoi për detajet e mundësive të eksploatimit të minierave që gjenden në këto zona të interesit.
“Kosova posedon rezervat më të mëdha të linjitit, plumbit dhe zinkut në Evropë. Ju inkurajojmë që të vini të investoni në Kosovë. Ju garantojmë se zyra ime dhe e kolegëve të mi do të jetë gjithmonë e hapur për çfarëdo shqetësimi që mund ta keni. Investimi juaj është i garantuar”, e përmbylli fjalën e tij zv. kryeministri Gashi.
Në seancën për Kosovën, të pranishme ishin kompani edhe nga Kina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Republika Demokratike e Kongos.
Në ditët e ardhshme, Gashi do të ketë takime të nivelit të lartë shtetëror të Ontarios, me komunitetin e bizneseve, si shqiptar në Kanada, edhe atë kanadez, të interesuar për mundësi të investimeve në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi