Mimoza Ahmeti rrëmben vëmendjen që në natën e parë të Ferma VIP, bëhet virale me batutat e saj

Hyrja e shkrimtares Mimoza Ahmeti, në Ferma VIP 3, nuk ka kaluar pa u vënë re.
E njohur për stilin e saj spontan dhe plot humor, ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut që në momentet e para brenda fermës.
Gjatë prezantimit, konkurrentët duhej të zgjidhnin një “shok”, por Moza mbeti e surprizuar kur iu caktua një kafshë, duke reaguar me humor: “Një patë, unë thashë së këtu kishte burra. Burraaa, se ti më the që do të zgjedhësh një shok, shok një pulë, një rosë?! Nuk gjetët një mbulesë tjetër”.

Edhe më vonë, ajo nuk i kurseu komentet për vendimin që banorët të ushqehen vetëm me fasule për një javë: “Mu bëfsh kurban me ato fasulet e tua. Për të ngrënë fasule erdhëm në fermë ne? Po patën mund ta therim? Se e paskam zgjedhur mirë, se çfarë do të hamë. Pata është për vezë dhe për t’u ngrënë nuk është për shoqe”. “Që natën e parë fasule. Pikë e zezë, kur mungon fantazia këto gjëra ndodhin, groshë, si në kohën e xhaxhit”.
Në një tjetër moment, ende pa përfunduar spektakli, ajo vendosi të shtrihej për të pushuar. E pyetur nga Arbana nëse ishte e lodhur, Moza u shpreh: “Jo nuk më flihet, por u ngopa. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin, mbaroi apo jo? Më duket ka më shumë veta se sa shtretër, si do ia bësh?”
Me këto reagime, Mimoza Ahmeti duket se ka nisur rrugëtimin e saj në fermë duke sjellë humor dhe spontaneitet që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/






























































