Milioneri gjerman Karl Reipen është në kërkim të dhjetë personave që do të jetonin me të në njërën nga pronat e shumta në Zelandë të Re, që ai e përshkruan si parajsa në tokë.

Pas shumë viteve që jetoi atje i vetmuar, kërkon shoqëri. Reipen që pasurinë marramendëse e fitoi me shitjen e kafesë së ngrirë (ice-coffee), vetëm gjatë javës së fundit ka publikuar dy herë shpalljen në gazetat lokal, ku thuhet se kërkon njerëz që do t’i bënin shoqëri, transmeton Telegrafi.


Në pronën e tij në Zelandë të Re që vlenë 8,5 milionë dollarë, ka stalla, verari dhe një zonë të rrethuar, kurse i tërë kompleksi është i vendosur në bregun perëndimor të këtij vendi.

2 81

“Do të mund të jetonin nëpër shtëpitë për dy persona dhe të ndajnë verarinë për takime dhe dreka. Mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkim, shoping, lundrim me kajak, not apo vëzhgimin e kafshëve”, ka shtuar Reipen.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve deri në moshën 70-vjeqare, që të lajmërohen duke shtuar se janë të mirëseardhur edhe ata që kanë kuajt e vetë.

“Nëse jeni të interesuar të jeton me një grup të njerëzve interesant, një gjë e tillë mund të jetë plotësisht interesant për ju”, ka shtuar për fund Reipen në shpalljen e tij. /Telegrafi/