Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium” u mbyll pa fitues dhe pa gola (0–0), me kuqezinjtë që kishin më shumë nga loja.

45 minutat e para ishin të kujdesshme nga të dyja skuadrat. Juventus tentoi me goditje nga distanca përmes Locatellit dhe Gattit, ndërsa Milan iu afrua golit me një përpjekje të Santiago Gimenez që u ndal nga portieri Di Gregorio.


Në pjesën e dytë, loja u gjallërua, me Milanin që kishte raste shumë të mira.

Juventusi dhe Milani mbyllin pjesën e parë pa ndonjë rast, e lerë më gol telegrafi.com

Milan ishte më i rrezikshëm dhe humbi një mundësi të artë kur Christian Pulisic në minutën e 54-të gaboi nga pika e bardhë, duke dërguar penalltinë mbi traversë.


Rafael Leao, pasi hyri nga stoli, solli energji dhe krijoi disa raste të rrezikshme, përfshirë dy gjuajtje nga afër, njërën në minutën e 90+1 që u ndal me vështirësi nga Di Gregorio.

Juventusi nga ana tjetër u tregua i zbehtë dhe pa ide, duke mos rrezikuar realisht pothuajse asnjëherë.


Milani mbetet i treti me 13 pikë, ndërsa Juventusi mbetet i pesti me 12 pikë. /Telegrafi/



Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app