LAJMI I FUNDIT:

Milani duhet të rris ofertën për Torreiran

Milani duhet të rris ofertën për Torreiran
Lucas Torreira (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Milani thuhet se është duke përgatitur një ofertë diku rreth 35-40 milionë euro për Lucas Torreira, por Arsenali po mban ende çmimin në 50 milionë euro.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, pronarët e Milanit, Elliot Management, janë të gatshëm të shpenzojnë në mes të 35-40 milionë eurove për mesfushorin uruguain dhe ta ribashkojnë atë me ish-trajnerin e tij te Sampdorias, Marco Giampaolo.

Megjithatë, mediumi tjetër italian La Gazzetta dello Sport raporton se skuadra e Ligës Premier dëshiron të paktën 50 milionë euro për lojtarin që kanë shpenzuar 30 milionë në verën e kaluar.


Agjenti e fton Milanin të bëjë ofertë për Torreiran te Arsenali
Lexo po ashtu Agjenti e fton Milanin të bëjë ofertë për Torreiran te Arsenali

23-vjeçari ka luajtur 50 herë për klubin londinez këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke ofruar dy asistime, dhe ishte titullar ndaj Chelseat në finalen e humbur të Ligës së Evropës.

Giampaolo e njeh mirë Torreiran nga koha e kaluar te Sampdoria (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Tuttosport gjithashtu raporton se Rossonerët do të ofrojnë një shumë të ngjashme për Dani Ceballos të Real Madridit, i cili aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me skuadrën spanjolle U21 në Kampionatin Evropian.

Nëse kjo është një zgjedhje në mes të dyve në të njëjtat shifra, atëherë Giampaolo do të preferonte Torreiran. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori