Mediat italiane raportojnë se Milani dhe Bodo/Glimt kanë arritur marrëveshje për transferimin e anësorit Jens Petter Hauge.

Agjenti i lojtarit ka qëndruar të hënën në Milani për t’u takuar me drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara.


Sipas Tuttomercatoweb, Radio Rossonera dhe mediave tjera sportive, palët i kanë finalizuar detajet e marrëveshjes.

jens (Foto: Twitter/RouteOneFootball)

Në këtë mënyrë, Milani do të paguajë pesë milionë euro për transferimin e norvegjezit, i cili në muajin e ardhshëm mbush 21 vjet.

Manchester Unitedi, Manchester City dhe Brightoni janë qenë klubet e interesuara për shërbimet e Hauge. /Telegrafi/

telegrafi sport app