Milaim Zeka viziton Nexhmije Pagarushën pas lëndimit, ankohet për kushtet e rënda në QKUK

Deputeti nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka vizituar së fundmi "bilbilin e muzikës shqipe", këngëtaren Nexhmije Pagarusha.
Kjo e fundit, u transportua me urgjencë dje (e mërkurë) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një lëndimi që kishte marrë në banesën e saj.
Është konfirmuar nga vet zëdhënësi Shpend Fazliu se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa Zeka ka shkruar në statusin e tij se Pagarusha ka marrë ndihmë nga dy studente pas lëndimit.
Tutje, ai ka shkruar se gjendja e saj shëndetësore është stabile, teksa është ankuar për kushtet e rënda që mbizotërojnë në QKUK.
“I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike. Tmerr! Tmerr!”, ka shkruar më tej Zeka. /Telegrafi/



















































