Ndonëse ende nuk janë bërë 4 vjet nga formimi i Shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, numri i mostrave të pranuara që iu janë nënshtruar analizave mikrobiologjikenë në vitin 2024 arrin në 40 mijë, apo afro 30 mijë më shumë se në vitin 2021. Derisa prioritet për Mikrobiogjinë Klinike është fuqizimi i Diagnostikës Molekulare,për të avancuar shërbimet në dobi të klinikave dhe pacientëve.
Mikrobiologjia Klinike pranon çdo ditë mostra nga pacientët e hospitalizuar në të gjitha klinikat e QKUK-së.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike në QKUK, Greta Lila Azizi në një intervistë për KosovaPress thotë se që nga themelimi i kësaj njësie, vit pas viti që nga 2021-ta, është rritur dukshëm numri i mostrave të pranuara për analizë.
Ajo potencon se punën si shërbim i ri në QKUK e nisën me tre mikrobiologë dhe teknikë laborantë, porse me zgjerimin e gamës së shërbimeve ndër vite, është më se dyfishuar numri i stafit.
“Fillimisht kemi qenë vetëm tri mikrobiologe dhe tre teknikë laborantë. Ndërsa, sot jemi 6 mikrobiologe dhe 11 teknikë laborantë ku e realizojmë një punë ekipore të të gjitha atyre që kërkohen nga ne si mikrobiolog… Gjatë vitit 2021 numri i mostrave ka qenë më i ulët, ishte pandemia. Ka qenë një numër më i reduktuar i mostrave. Por, ndër vite numri i mostrave që janë pranuar këtu është rritur. Përgjatë vitit 2021 kanë qenë diku rreth 11 mijë mostra. Pastaj, kjo kronologjikisht ka shkuar duke u rritur vit për vit. Dhe tash së fundi në vitin 2024 kemi arritur deri në 40 mijë mostra që janë pranuar në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike, në laborator. Janë mostra që iu janë nënshtruar analizës mikrobiologjike me metodat konvencionale, mikroskopisë, dhe ato serologjike, por edhe me metoda molekulare”, potencon Lila Azizi.
Specialistja e mikrobiologjisë, Greta Lila Azizi thotë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, pritet të fuqizohet edhe Diagnostika Molekulare. Sipas saj ky shërbim do reduktojë dukshëm kohën e raportimit të rezultateve të analizave nga mostrat e marra, përcjell KosovaPress.
“Do të ngrisim dhe fuqizojmë Diagnostikën Molekulare. Përveç asaj konvencionale dhe këtyre që i përmenda, mikrobiologjia klinike duhet ta ketë me patjetër edhe Diagnostiken Molekulare. Kjo për arsye se i avancon shërbimet dhe është në dobi të klinikave, të mostrave të pacientëve, për t’i punuar edhe me metodat molekulare PCR, realtime PCR e të tjera…Besoj që përgjatë vitit 2025, ky 6 mujorëshi i parë do të ketë risi, futje të shërbimeve të reja në Mikrobiologjinë Klinike…14:25 Diagnostika Molekulare ka për qëllim ato metodat PCR, realtime PCR, multipleks PCR kanë për qëllim detektimin e materialit gjenetik në mostër. Momentin që mostra sjellët në laborator aty mund të punohen dhe detektohen patogjenët e ndryshëm qoftë viral apo bakterial. Koha e raportimit të rezultatit shkurtohet shumë krahasuar me metodën konvencionale dhe kulturën”, thekson Lila Azizi.
Për KosovaPress, mikrobiologia Greta Lila Azizi tregon se në shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike në QKUK kryhet një gamë e gjerë e analizave mikrobiologjike.
Ajo shtoi se ekziston një laramani e madhe e mostrave që i nënshtrohen analizave mikrobiologjike.
“Në shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike në QKUK kryhet një gamë e gjerë e analizave mikrobiologjike. Çdo ditë pranohen mostra nga pacientët e spitalizuar në të gjitha klinikat e QKUK-së… Janë të ndryshme, duke filluar nga kulturat e gjakut, kultura longocerebrospinal, pastaj strishot e ndryshme nga lëkura dhe mukoza, strisho e fytit, hundës, veshit, aspiratet, bronko aspiratet, punktatet e ndryshme. Ekziston një laramani e madhe e mostrave që i nënshtrohen analizave mikrobiologjike. Urina, mostra e fecesit, koprokultura, është një numër i konsiderueshëm i analizave që punohen”, tregon Lila Azizi.
Ndër të tjera, Lila Azizi potencon se themelimi i Shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike nuk ka qenë i lehtë. Sipas saj, ky rrugëtim ka qenë sfidues, porse thotë se puna ekipore dhe konsolidimi i buxhetit të reagjentëve që nevojiten për testim të mostrave ka bërë që procesi i punës të stabilizohet.
Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike në QKUK është formuar me datë 18 mars 2021, pasi që ministri i Shëndetësisë, kishtemiratuar popozim Vendimin për ndryshimet në Statutin e QKUK-së, paspranimit të kërkesës nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me datë 8 shkurt 2021. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Kraki kritikon procedurat e Kuvendit: Validimi i mandateve është i panevojshëm dhe jo praktikë e vendeve evropiane

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Kurti "fut në sherr" Duda Baljen e Emilija Rexhepin

Ngërçi në Kuvend, analistët: Shpresa e vetme mbetet Gjykata Kushtetuese

Haradinaj me akuza ndaj LVV-së: Siç duket po rrëshqasim drejt një grushti shteti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura